Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur takimet me drejtuesit demokratë një ditë pas marrëveshjes me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore.
Basha ka mbledhur sot në selinë e PD-së krerët e kësaj partie në rrethe. Ai do të zhvillojë takim edhe me Kolegjin e Kryetarëve të PD-së si dhe ish-grupin parlamentar të PD-së.
Basha pritet të diskutojë detajet e marrëveshjes me maxhorancën.
Aksioni politik është pikë tjetër e rëndësishme e diskutimeve në mbledhje.