Vrasja në Rrëshen, Lleshaj: Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë krimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Rrëshen, Lleshaj: Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë krimit

13:40 | 11/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas vrasjes së Kastriot Reçit në Rrëshen, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur drejtorët e policisë. Lleshaj ka kërkuar zbardhjen e disa vrasjeve që kanë ndodhur muajt e fundit dhe i ka kërkuar policisë që ti shkojë ti troksë në derë krimit, sidomos personave në kërkim.

“Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: – ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti“, – tha Lleshaj.

Lleshaj shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë.

Read more

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Njoftimi i Ministrisë Brendshme:

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një analizë me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendorë, për rezultatet e vitit që lamë pas, problematikat si dhe u diskutuan prioritetet për vitin 2020. Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu vlerësoi arritjet e një viti të tej-ngarkuar për Policinë e Shtetit, ku u garantuan parametrat e sigurisë dhe rendit publik. Mes 12 qarqeve u evidentua puna parandaluese e Policisë së Kukësit, që nuk evidentoi asnjë vrasje për vitin 2019.

Ministri Lleshaj renditi në fund të mbledhjes prioritetet kryesore për 2020, me fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurinë rrugore. Ai tha se shpejt do të jetë gati dhe miratohet paketa e njohur si “KÇK”.

“Krimi i organizuar është prioriteti numër 1. Personat, që janë dënuar për veprimtari në fushën e krimit rë organizuar, të krimeve të rënda, të korrupsionit etj., pra janë disa nene të Kodit Penal, nëqoftëse janë dënuar për këto vepra, brenda apo jashtë shtetit, që janë hetuar apo janë proceduar për këto vepra, nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, Policia ka detyrën t’i shkojë dhe t’i trokasë në derë, t’i thotë: – ti ke bërë 10 vjet (burg) për trafik droge? Po. Ke dhe këtë hotelin këtu. Tani, hoteli sekuestrohet, i vihet shiriti dhe ti shkon në gjykatë dhe provoje që është i yti.

Prioriteti numër 2, siguria rrugore! Siguria rrugore na vret më shumë njerëz se sa krimi i organizuar. Jo më shumë, por 5 herë më shumë. Çfarë do të bëjmë? Do të ndryshojmë Kodin Rrugor, do të ashpërsojmë masat, do të ashpërsojmë kontrollet, do të modernizojmë kontrollet, do të luftojmë fort për integritetin e punonjësve. Pra do të punojmë në të gjitha drejtimet, do të punojmë shumë për edukimin e qytetarëve nëpërmjet medias, përmes shkollës, përmes aktiviteteve të tjera”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi se për t’u përballur suksesshëm me zhvillime e fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë.

“Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë Njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim. Do të krijojmë Njësi të reja, të cilat do të jenë:
– “Njësia E”, që është Krimi Ekonomik. Njësi e fortë, e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar.
– Njësia tjetër do të jetë “Njësia I”, informacioni, inteligjenca. Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale.
– E treta, është “Njësia C”, e Krimit Kompjuterik. Edhe për krimin kompjuterik nuk besojmë që mund të krijojmë ekspertizë në nivel drejtorish vendore, është e pamundur dhe e panevojshme. Dhe do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik.
– Është krijuar në fakt struktura “Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, theksoi zoti Lleshaj.

Ministri kërkoi nga gjithë strukturat policore angazhim të fortë për luftën kundër trafiqeve dhe kontroll të rreptë të territorit. Masat për luftën kundër kanabisit do të nisin që në ditët e para të Janarit, e po ashtu edhe përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ai nënvizoi si një tjetër prioritet kryesor të Ministrisë së Brendshme në tërësi, e Policisë gjithashtu, ofrimin e shërbimeve online për qytetarët. Që prej 1 janarit MB ofron 48 shërbime të tilla, që do të pasohen nga një tjetër paketë shërbimesh në Qershor 2020.

Etiketa: Kastriot ReçiMinistri i Brendshëmrreshensander lleshaj

Të Lidhura

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

Para
“Bombë” në varrezat e ushtarëve grekë?! Arrestohet mashtruesi

"Bombë" në varrezat e ushtarëve grekë?! Arrestohet mashtruesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com