Kërkesa e LDK-së për VV-në, kërkojnë një ministri për të kompensuar kryeparlamentarin? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërkesa e LDK-së për VV-në, kërkojnë një ministri për të kompensuar kryeparlamentarin?

14:52 | 08/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa mund t’i prezantojë në takimin e sotëm Albin Kurtit ofertën e fundit për koalicion. Rrjedhimisht, nga LDK-ja, ende nuk kanë kanë folur për kushtet që mund t’i kenë tani në tavolinë të diskutimit. Merret vesh se një ofertë e pranueshme për partinë e Mustafës mund të jetë ajo e ndarjes së ministrive 6 + 4, duke e nënkuptuar marrëveshjen për presidentin.

Takimi i djeshëm që zgjati mbi tre orë në mes Albin Kurtit, liderit të LV-së, dhe Isa Mustafës, të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, solli zhvillime interesante.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar propozimet për kabinet qeveritar, tash ka mbetur në dorë të LDK-së, që të tregojë emrat e tyre.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Kjo ishte bërë edhe si kërkesë për Mustafën, përmes një video mesazhi që pak ditë më parë publikoi Kurti.

Ani pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, merret vesh, se një kërkesë e re mund të rrjedh nga partia e Isa Mustafës, që ditëve të fundit ka mobilizuar strukturat e partisë për të diskutuar për koalicionin.

LDK është duke kërkuar negocimin e një ministrie, për t’u barazuar me pozitën e kryeparlamentarit, pasi që kjo pozitë tashmë i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, me zgjedhjen e Glauk Konjufcën.

Megjithatë, LDK-ja nuk ka bërë ndonjë propozim konkret për ndonjë dikaster të caktuar, të cilën do ta pranonin për t’u barazuar me kryeparlamentarin. Të njëjtët mbetet që në takimin e sotëm të bëjnë ofertën e fundit në tavolinë të diskutimit.

Pasi që LV-ja ka marrë kryeparlamentarin, merret vesh se LDK po kërkon t’i  merr 6 ministri, zëvendëskryeministrin e parë, si dhe t’i jepet premtimi për presidentin që do ta pasojë Hashim Thaçin.

Rrjedhimisht ndarja e pozitave në ministri mbetet 6 + 4, LDK merr zëvendëskryeministrin e parë, LV zëvendëskryeministrin e dytë, LV kryeparlamentarin dhe nënkryetarin e parë të kuvendit, LDK në anën tjetër kryetarin e dytë të kuvendit. Ndarja e numrit të zëvendësministrave ndahet në mënyrë proporcionale në mes të partive. LDK-së gjithashtu iu jepet edhe premtimi për presidentin e ardhshëm, që do ta pasojë, Hashim Thaçin.

Kërkesën e njëjtë si atë që thuhet se është përfolur në takimin tre orë që dje zgjati dje, e kanë bërë edhe LDK-ja e Pejës, që njihet si dega më e fuqishme e kësaj partie.

Dega që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, që njihet për ndikimin e tij brenda LDK-së, kanë dalë dje me një njoftim përmes të cilit kanë kërkuar që partia të merr 6 ministri dhe presidentin në marrëveshjen për formimin e qeverisë me VV-në. Më vonë, i njëjti postim është ndryshuar duke u hequr oferta për të cilën thuhet se do ta kërkojë LV-ja./Gazeta Express

Etiketa: Albin KurtiIsa MustafakryeparlamentariLDKLëvizja Vetëvendosja

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Muxhahedinët rrezik për Shqipërinë pas vrasjes së Soleimanit? Zv.ministri: Masat që kemi marrë

Muxhahedinët rrezik për Shqipërinë pas vrasjes së Soleimanit? Zv.ministri: Masat që kemi marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com