Shqipëria ditën e sotme është përfshirë nga një mot tepër i pazakontë për vendtin tonë. Stuhitë e forta të erës kanë sjellë shumë probleme duke rrëzuar pemë ë sende nëpër rrugët e qytetit.
Gjithashtu moti i keq solli pezullimin e të gjitha lundrimeve nga Porti i Vlorës dhe i Durrësit.
Disa qarqe të vendit janë mbuluar nga reshjet e dëborës në Tropojë, Dibër, Kuksës, Korçë dhe zonat rrreth saj, si Boboshtica, Dardha, Voskopoja, Gorica, etj.
Ndërkohë, reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.