Dëbimi i shtetasit turk, Manjani: Kryeministria e pranoi “Rama nuk merret me procedura ligjore” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëbimi i shtetasit turk, Manjani: Kryeministria e pranoi “Rama nuk merret me procedura ligjore”

20:28 | 02/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për dëbimin me urgjencë nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik. Mësuesi turk kishte hyrë në Shqipëri me vizë false kanadeze me qëllim për të udhëtuar më tej drejt Kanadasë. Ai vuajti dënimin në Shqipëri për “falsifikim dokumentesh” dhe gjatë ditës së djeshme 1 janar 2020 (ditë pushimi për administratën) u mor me urgjencë dhe u dëbua drejt Turqisë, jashtë vullnetit të tij. Ylli Manjani në reagimin e tij thotë se Kryeministria ka për detyrë të japë sqarime nëse janë respektuar procedurat ligjore, dhe jo të shprehet se “kjo është çështje procedurash me të cilat Rama nuk merret”.

Statusi i plotë i Manjanit në facebook

E vërteta e parë e këtij viti.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Për dëbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë “…. kjo është çështje procedurash”, është i vërteti.

100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.

Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.
Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-show! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Hakiun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhënë mundësi për mbrojtje ligjore.

Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.

Etj etj etj… Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!

Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.

Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj s’ka se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.

Të paktën e pranojnë që “nuk merren me procedura”…

Por, për ta mbyllur këtë arsyetim me rastin e turkut pyetja është:

A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!

Cili është konkluzioni?!

Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua?

A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo?

Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo “s’merremi me procedura”. Këtë të fundit e dimë shumë mirë.

/abcnews.a

Etiketa: Harun Çelikish ministri i drejtesiseKryeministriaTurqiaYlli Manjani

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Gjithçka e shkrumbuar: Si u dogj banesa e gardianit në Patos që vrau dy persona

Gjithçka e shkrumbuar: Si u dogj banesa e gardianit në Patos që vrau dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com