Gazetari gjerman i gazetës “BILD”, Peter Tiede, i cili u bë i njohur për shqiptarët pasi publikoi përgjimet e vjedhjes së votave në Dibër, ka replikuar me përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir.
Përmes një statusi në Twitter, Tiede shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama, është një armik i medias së lirë.
“Vërtetë besoni tek Edi Rama? Nga përvoja ime unë nuk besoj asgjë. Ai është një armik i medias së lirë. Ai po përpiqet të bëjë ndaj meje atë që ka bërë ndaj kolegëve të mi në Shqipëri; më akuzon se jam blerë nga opozita. Ai është një kloun”, shkruan Peter Tiede.
Kujtojmë se Harlem Desir është zyrtari i vetëm i OSBE që tha se ligji i propozuar nga Rama është konsultuar me ndërkombëtarët.