Eurodeputeti David Lega ka reaguar sërish kundër paketës antishpifje që qeveria kërkon të miratojë ditën e sotme në Parlament.
Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në “Twitter”, Lega ka deklaruar se nëse ky projektligj kalon, atëherë hapja e negociatave për Shqipërinë do të rrezikohet.
“Nëse administrata Rama miraton projektligjin e medias në seancën plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, tha David Lega.
“Parlamenti Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Kopenhagen, që është standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat”, ka deklaruar David Lega.