Ilir Meta zbardh detajet e diskutimit nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Lexo edhe

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje për atë se çfarë u diskutua në këtë takim.

Me një shënim në “Facebook”, Meta thotë se kanë biseduar për një koordinim të ngushtë të veprimeve  në terren për të përballuar këtë situatë emergjente.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”-shkruan Meta.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *