Tërmeti shkatërrimtar, Prokuroria nis hetimet në Tiranë dhe Durrës

Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë kaluar në veprim konkret pas situatës së rëndë, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bëhet me dije se ky institucion hetimor ka regjistruar çështjet penale për pallatet që u shembën dhe të cilat rezultonin edhe pa lejen përkatëse.

Lexo edhe

Njoftimi i Prokurorisë:

Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryesisht hetimet në lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore.  Hetimi ka si objekt kryerjen e   veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë cuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen janë ato të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, Ndërtim i paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ngritur një grup hetimor. Në vijim të veprimeve të kryera, i kërkohet informacion Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga tërmeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *