DW: Pas tërmetit, para drejtësisë ata që abuzuan me ndërtimet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Pas tërmetit, para drejtësisë ata që abuzuan me ndërtimet

14:16 | 30/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Përfundojnë opeacionet e kërkim – shpëtimit. Bilanci tragjik: 51 të vdekur, 41 të mbijetuar, mbi 900 të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Nga Deutsche Welle

Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar në rrënojat e hotelit ”Mira Mare”, në plazhin e Durrësit. Pas kontrollit të të gjitha rrënojave në Durrës dhe Thumanë ekipet e kërkim –shpëtimit përfunduam punën e tyre. ” Nga rrënojat u nxorrën 51 viktima përmes operacioneve, ku morën pjesë 250 efektivë të  kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut , BE, SHBA”,  bëri sot me dije Ministria e Mbrojtjes.

Operacionet  e  kërkim–shpëtimit u mbyllën duke bërë një punë të jashtëzakonshme, heroike për katër ditë me rradhë. Ata nxorrën nga rrënojat  41 të mbijetuar, ndërkohë që tërmeti plagosi 913 persona.

Dita e shtunë (30.11) ka sjellë edhe viktimën e parë të tërmetit në Tiranë, që ndërroi sot jetë në Spitalin e Traumës nga plagët e marra në kokë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Post Tërmeti- Modeli gjerman

Trishtimi, dhimbja dhe shkatërrimi  mbretërojnë këtë fundjavë në  Durrës  dhe në Thumanë. Të mbeturit gjallë po organizojnë funeralet për përcjelljen e fundit të njerëzve të dashur që ua morri tërmeti, ku janë të pranishme edhe autoritetetet më të larta të vendit në nderimin e lamtumirës së fundit.

Fundjava e gjen qytetin bregdetar të Durrësit, normalisht plot gjallëri, të heshtur dhe të zbrazur. Frika nga tërmetet që vijojnë ka bërë që banorët të largohen drejt qyteteve të tjera  të sigurta, ku ata kanë të afërm dhe miq;  një pjesë ka shkuar në vendet fqinjë, kryesisht në Itali dhe Greqi, ku kanë familjarë emigrantë, me ekonomi tanimë të konsoliduara nga puna prej më shumë se 25 vitesh.

Rrënojat e ndërtesave të rrëzuara  nga tërmeti janë ende të pahequra. Ato janë shtuar nga shembjet e reja të godinave të dëmtuara, që rrezikojnë të bien që nga dita e premte (29.11) dhe mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Tonelata me pllaka betoni, shufra hekuri,  me arsenalin e të jetuarit në apartamentet e dikurshme të familjeve të zhdukura janë dëshmia e jashtme, e dukshme e fatkeqësisë.

Kryemnistri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, (30.11)  tha se për  inertet mund të ndiqet modeli gjermam i krijimi të zonave ekologjike.

„Gjermanët kanë krijuar kodra me inerte, që i kanë quajtur kodra të memories duke i shtuar një përmasë të gjelbër zonave të shkatërruara plotësisht. Duhet të pëgatisim një planpër këtë në bashkëpunim me arkitektë të huaj”, tha kryemnistri Rama.

Para drejtësisë ndërtues dhe supervizorë abuzues

Verifikimi i pallateve dhe godinave, që u rrëzuan nga tërmeti i 26 nëntorit duke shkaktuar 50 viktima dhe  dëme të mëdha materiale  ka nxjerrë në dritë, se ato i përkasin ndërtimeve të pas vitit 1990. Në mënyrë paradoksale ndërtimet e para viteve 1990 kanë rezultuar të qëndrueshme dhe të paprekura nga tërmeti.  Ky fakt flet qartë se kompanitë e ndërtimit, që mbinë si kërpudhat pas shiut në rreth tri dekada post-komuniste nga marzhi i lartë i fitimit, kanë abuzuar  në përdorimin e kodeve europiane , të detyrueshme për mbrojtjen nga tërmeti.  Në mënyrë kriminale  kompanitë abuzuese kanë përdorur  cilësi të ulët të betonit dhe hekurit, për të shpenzuar sa më pak dhe rritur sa mëshumë fitimet. Krahas ndërtuesve të tillë një zinxhir abuzuesish të tjerë: supervizorë dhe bashkiakë që kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh kur në godina janë shtuar kate më shumë sesa  leja e  dhënë nga bashkia duke e bërë godinën vulnerabël ndaj tërmeteve.

Kryeministri Rama tha në mbledhjen e qeverisë, se abuzuesit do të dalin para drejtësisë.

“Për ata që ndërtojnë për fitim sanksionet do të jenë të tmerrshme dhe pa hapësië për gjykatësit. Burg për supervizorët, arkitektët, ndërtuesit që abuzojnë. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesit që u deformojnë projektin do të dënohen”, theksoi kryeministri Rama.

© SYRI.net

Etiketa: 51 te vdekur900 të plagosurabuzimet me ndërtimetdeutsche welleministria e mbrojtjesopeacionet e kërkim – shpëtimittërmetitërmeti i 26 nëntoritviktimat

Të Lidhura

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

nga 27
10:31 | 20/12/2025
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me...

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

nga 27
10:17 | 20/12/2025
0

Kredia në monedhën vendase lek dominon tregun, duke arritur në nivelin 60%, ndërsa ajo në euro zë 40% të totalit....

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

nga 27
09:59 | 20/12/2025
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e...

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

nga 27
09:45 | 20/12/2025
0

Edhe pse pijet energjike nuk lejohet të shiten për fëmijët nën 18 vjeç, sërish konsumimi i tyre nga të rinjtë...

Para
Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën

Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

10:31 | 20/12/2025
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

09:45 | 20/12/2025
1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

09:29 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –
  • Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –
  • 1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –
  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com