Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën

14:25 | 30/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026 –

Nga Kozeta Kurti

Dje t’u ula në gjunjë; në ditën tënde më të bukur, kur nuse duhet të ishe bërë, e për mort u veshe.
Dje e këto ditë të deshën më shumë se kurrë të gjithë ata që prej vitesh morën detin e malin; plotësuan mijëra formularë llotarish e aplikime azilantësh; se kështu je: e bukur e për t’u dasht!
Se ti ke vend për të gjithë: për Xhulian që e arrestuan se gjeti rrjetet sociale si mënyrë për të ndarë ankthin, frikën, pasigurinë, padijen ndoshta, por ke vend për dhjetra horra e kriminelë që të katandisën kështu, veçse burgu s’i mban ata. Është i ngushtë burgu, për ata që janë mësuar t’i vënë gishtin globit e në hall a në qejf, ta shpien veten atje ku ndjehen më të sigurtë.
Ke lënë vend për mijëra duart e zgjatura për ndihmë këtej e andej kufijve, por ke vend edhe për ata që siç ta dhunuan me çizme e kova tortën e Pavarësisë, ashtu t’i zhytën duart edhe në bukën e nevojtarëve në qiell të hapur, me sytë, mendjen e zemrën në ato rrënoja, me shpresën për të gjet’ një jetë a një varr për nesër ku me qa’ e ku me shfry’!
Ke vend për të paditurin që me paret e gjakut të fëmijës në kurbet, ngriti dhomën sot e banjën mot mbi një tokë që natyra s’ta fal e një ditë do t’ja kthejmë; por ke vend edhe për të fuqishmin e të pangopurin që shet vdekjen me zarfe turpi dhe lejon ndërtime aty ku toka s’mban; ke vend për të pafatin që tronditjet e pabesa në gjumin e thellë të natës, ja prenë jetën në mes, por ke vend për jetëgjatin e ngecur prej orësh nën kate, për të cilin dielli lindi përsëri; ke vend për kllounë të paudhë cirqesh fejsbuku e instagrami që e shfrytëzuan edhe këtë situatë për vëmendje e reklamë, por ke vend për mijëra goca e çuna të rinj, burra e gra, që bën të mira e i hodhën në det, mu aty ku natyra shprehu vullnet a zemëratë.
Ke vend, si kurdoherë, për dashurinë e Kosovës, se në nëntor ta këputën prej trupi, e po në nëntor t’u ngjit pas tij, për të t’i mjekuar plagët, për t’u mbështetur në prehrin tënd, por ke vend edhe për ata që dikur ta zhvatën Kosovën nga trupi e këto ditë marshuan drejt teje për të të dhënë frymë prej së tyres.
Se kështu je ti Shqipëri: e vogël e në nevojë për kujdes, por madhështore deri në adhurim.
Vec na e dhe një mësim të mirë Shqipëri, jo veç një lule e qiri e mijëra lutje për shpirtrat e tyre që nuk janë më midis nesh, por një puthje, një përqafim, një dorë-shtrëngim më shumë për ata që kemi në shtëpi, për ata që kemi në pallat, në lagje, në punë, në qytet…
Gëzuar festat e nëntorit, Shqipëri!

Etiketa: 50 viktimadashurinë e Kosovësfestat e nentoritKozeta KurtiShqiperitërmeti i 26 nëntorit

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 15/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

nga 27
07:55 | 15/05/2026
0

Shqipëria do të jetë pjesë e finales së Eurovision. Alis me këngën “Nan”, si i 13-ti në radhë për të...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

nga 27
07:37 | 15/05/2026
0

DASHI Jeni më i menduar se zakonisht dhe kjo të ndihmon të shmangësh gabimet. Kohët e fundit ke shpenzuar shumë...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026 –

nga 27
07:33 | 15/05/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Para
Reshje të dendura shiu në Thumanë: Banorët mes të ftohtit dhe ujit

Reshje të dendura shiu në Thumanë: Banorët mes të ftohtit dhe ujit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:59 | 15/05/2026
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

07:55 | 15/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –

07:37 | 15/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026 –

07:33 | 15/05/2026
E kemi denoncuar prej kohësh –

E kemi denoncuar prej kohësh –

23:30 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026 –
  • E kemi denoncuar prej kohësh –
  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com