Lëkundje tjetër tërmeti në vend. Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është ndjerë në orën 21:33 në vend. Epiqendra ka qenë 7 km në veriperëndim të Vorës, ose 22 km nga Tirana.
Prej mbrëmjes së 25 nëntorit, Shqipëria ka kaluar disa lëkundje tërmeti, më e forta me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter me epiqendër në bregdetin e Durrësit që la pas dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur si dhe mijëra shtëpi të shkatërruara.