Një shofer është akuzuar pasi një mjetin të cilin drejtonte u gjet kokainë në vlerë 10 milion euro e cila ishte fshehur në një ngarkesë që transportonte peshk të ngrirë.
Transporti u zbulua në pjesën e pasme të një furgoni frigoriferik kur automjeti u kontrollua teksa dilte nga një traget në portin Newhaven, në Lindjen e Sussex në Britaninë e Madhe, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Agjencia Kombëtare e Krimit tha që droga mund të ishte shitur për rreth 10 milion në vlerën e tregut. James Satterley, 50 vjeç, nga Cookham, Maidenhead, është akuzuar për importimin e drogave të klasit A, shkruan The Guardian.