Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për motive banale në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish-Agjencia e Udhëtarëve” ku shtetasi E.B., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
69-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar.
Ndërkohë autori, shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij të cilët kanë bërë kapjen dhe shoqërimit e tij në ambientet e policisë.