Presidenti i vendit Ilir Meta do zhvillojë një takim sot me ish-presidentin Bujar Nishani.
Sipas burimeve takimi do mbahet në orën 12:00 në Presidencë ku do diskutohet për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
Gjithashtu Meta do zhvillojë edhe një takim me ish-Presidentin Bamir Topi në 18:00 në Presidencë.