Braktisi mbledhjen me përfaqësues të OSBE para se të përfundonte, ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt duket se ka vendosur të largohet nga Shqipëria.
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku Borchardt është kapur në aeroportin “Nënë Tereza”, teksa kryen kontrollin e pasaportës për t’u larguar. Burime bëjnë me dije se ai është duke udhëtuar drejt Vjenës.
Kujtojmë se kjo lëvizje vjen vetëm një ditë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta e shpalli atë “non grata” në Presidencë.