Një shqiptar nga Kosova është vrarë në afërsi të një pub-i në qendër të Firenzes në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktima 33-vjeçar, që punonte si kamarier, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e thikës.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa raportohet se kosovari është qëlluar disa herë me thikë.
Deri tani, i ndaluar për këtë ngjarje është një shtetas tunizian, 39-vjeç, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura arsyet e ngjarjes së rëndë.
© SYRI.net