Një aksident i rëndë me makinë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Waldburg, në Gjermani ku për pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar shqiptar.
Viktima me iniciale B.R., në momentin e aksidentit humbi përqëndrimin dhe u përplas me një makinë tjetër.
Si pasojë e përplasjes, ndërroi jetë 18 vjeçari shqiptar, drejtues i mjetit dhe mbetën të plagosur rëndë anëtarët e tjerë të familjes, të cilët u transportuan menjëherë në spital.
Sipas mediave gjermane, në makinë me viktimën po udhëtonin edhe 4 persona të tjerë, 2 prindërit dhe 2 fëmijët e tjerë të familjes, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç.