Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vizituar të lënduarit në spitalin e Traumës.
Basha i shoqëruar në spital dhe nga ish-deputetët Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku, u shpreh se ka parë disa të moshuar që janë dhunuar me shkopinj dhe grushte.
Gjithashtu Basha tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrën më të rëndë. Kam parë disa të moshuar që janë dhunuar me shkopinj dhe grushte. Gra të alivanosura të gazi genocidi i gazit lotsjellës. Të traumatizuar. Një pjesë janë shtruar dhe disa nuk janë shtruar. Janë lënduar edhe 5 efektivë të policë që janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e parë. Ky është një bilanc i në goditjeje të planifikuar e Edi Rama ndaj qytetareve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky skenar ka një qëllim të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen e madhe që Rama dhe Veliaj kanë planifikuar tek i ashtuquajturi i unazës së re.
Do t’i bëj thirrje qytetarëve e çdo punonjësi të ndershëm të policisë të mos bjerë pre e skenarit që synon të zhvendosë lajmin nga vjeshja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Jeta është e çmuar dhe do bëjmë gjithcka për të mbrojtur jetën e banorëve tanë. Kemi një zotim politik me shkrim, cdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD-së në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, cdo centimetër katror edhe i atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale do kompensohen me vlerën e tregut. Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtarazak do të përgjigjen deri në aktin e fundit. Dita nuk do të vonojë kur ata do të marrin dënimin e merituar nga ligji. Opozita është e ka qënë në krah të banorëve të Astirit. ka qënë dhe është me ta, pa asnjë privilegj pa asnjë mandat. Opozita është njësh me qytetarët për të mbrojtur ligjin dhe kushtetën interesin publik, jo vetëm shtëpitë e tyre”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1432824596872955/?notif_id=1573467315492226¬if_t=live_video_explicit