Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentja e caktuar e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kanë kritikuar sërish qëndrimin e Francës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mos-hapjen e negociatave.
Në një konferencë për shtyp, politikanet theksuan rëndësinë e perspektivës së anëtarësimit në BE për këto dy vende.
Presidentja e caktuar e KE, Von der Leyen premtoi programe ndihmë speciale për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një prespektivë pranimi në BE.
Një ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron insistoi se nuk mund të zgjerim pa reformim.
Ai tha se për Shqipërinë ishin kundër nisjes së negociatave thuajse gjysma e BE. Macron insistoi se ai e shpëtoi Shqipërinë nga poshtërimi duke mos lejuar nisjen e bisedimeve vetëm për Maqedoninë e Veriut.