PD reagon për padinë në gjykatë ndaj Bashës: Prokurorët vepruan në llogari të Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD reagon për padinë në gjykatë ndaj Bashës: Prokurorët vepruan në llogari të Edi Ramës

17:40 | 08/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë lidhur mbi padinë që kanë çuar në dy prokurorë në gjykatë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

“Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia”, thuhet në reagim.

Read more

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

Deklarata e plotë:

“Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim. Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia.”

Etiketa: akuzagjykateLulzim BashaPartia Demokratikeprokurori

Të Lidhura

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

nga 27
14:15 | 03/02/2026
0

Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në...

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

nga 27
14:11 | 03/02/2026
0

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “zyrë protokolli” që miraton automatikisht nismat...

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

nga 27
13:39 | 03/02/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësur  ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke e quajtur simbol të...

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

nga 27
12:57 | 03/02/2026
0

Federata e Futbollit ka vendosur të bëjë dy ndryshime në drejtimin teknik të Kombëtareve të moshave, në funksion të zhvillimit...

Para
Basha takim me të rinjtë në Krujë: Rama ka dështuar, duhet të rikthejmë besimin e biznesit (film)

Basha takim me të rinjtë në Krujë: Rama ka dështuar, duhet të rikthejmë besimin e biznesit (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

14:15 | 03/02/2026
Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

14:11 | 03/02/2026
Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

13:39 | 03/02/2026
Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

12:57 | 03/02/2026
Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –

Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –

12:47 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –
  • Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –
  • Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –
  • Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –
  • Në 2021 kandidova kundër PD-së se ju kishit kapur Bashën –
  • Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –
  • Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com