Vasili: Si mashtroi Rama për hapjen e negociatave (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Si mashtroi Rama për hapjen e negociatave (Film)

15:24 | 21/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për shtyp, Vasili tha se Rama dhe mediat pranë qeverisë kanë cilësuar presidentin francez Emmanuel Macron armik, por deklaron se përgjegjës për këtë vendim është Rama.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Jemi sot në këtë komunikim së bashku pas lajmit tronditës për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe njëherazi përballë opinionit publik, u gjend njëherazi përballë dhe me një mashtrim të palodhur, një gënjeshtër të palodhur të qeverisë, e cila përballë një situate të tillë kritike tenton të fshihet dhe tenton të mashtrojë duke u tërhequr nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë shumë të mëdha që rëndojnë mbi të.

Megjithatë për të zbërthyer përveç anës politike edhe anën mizerabël morale të kësaj mazhorancën të këtij kryeministri dhe të gjithëve atyre qe e rrethojnë, ju ftoj të ndiqni se çfarë kanë thënë këta përfaqësues të padenjë, këta përfaqësues të paturp që ndodhen të ulur dhe kanë uzurpuar zyrat e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe mbiu premtimin e pambajtur solemn dhe zë lartë që ka thënë midis tyre.

Qytetarë i ndoqët me sytë tuaj, i dëgjuat me veshët tuaj se çfarë mund të bëjë pacipësia në pushtet e një pushteti të kapur, të rrëmbyer për fyti, i cili ka vetëm një obligim, të mashtrojë poshtërisht qytetarët e tij. Njëherazi dua të ndaj me ju dhe një mashtrim të jashtëzakonshëm, të qeverisë, të kryeministrit, të të gjithë këtyre segmenteve që patë, por edhe të gjithë medias së supës së Edi Ramës, e cila identifikoi dhe gjeti se armiku i shqiptarëve paskësh qenë Franca dhe Presidenti Macron që paskëshin penguar Shqipërinë që ajo të ecte përpara. Ju e keni dëgjuar armikun Macron,por të dëgjojmë se çfarë ka thënë ai dhe se si i ka poshtëruar këta mashtrues të rëndomë me fjalët dhe me deklaratën e tij.

Pra të nderuar qytetarë, këta mashtrues bindën të gjithë qytetarët që kishte qenë Franca pengesë, por përkundrazi. Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënuar padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit evropian, sepse i pengonte Shqipëria. Presidenti Macron tha: Dje dëgjova disa fjalë se thuajse mbërritëm unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë! Padyshim aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Pra, për shkak të Edi Ramës, dhe të tërë këtyre mashtruesve që i patë vetë me video se çfarë janë, u dënua padrejtësisht edhe Maqedonia e Veriut dhe njëherazi, ëndrra e mijërave shqiptarëve u shua në këtë rast për një shkak dhe për një fajtor të vetëm. Ky është Edi Rama, propaganda gëbëlsiane e tij dhe urrejtja që ka për popullin Shqiptar, sepse mashtrimet e këtij soji do të thotë që ai konsideron shqiptarët qenie të ulëta, qenie të poshtëruara, qenie që nuk kanë mend dhe mendon se shqiptarët nuk e kuptojnë këtë mashtrim. Por shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, ato shqiptarë kanë qenë me dhjetëra-mijëra që kanë dalë nëpër sheshe, ata shqiptarë kanë qenë që mbi 85% refuzuan votimet komuniste të tij. Unë u vendosa në dispozicion edhe dy dëshmi të tjera për të kuptuar se çfarë mashtruesi ka në krye të qeverisë dhe se pse të gjithë duhet të nxitojmë që ky mashtrues, ky uzurpator i paligjshëm i zyrës së Kryeministrit duhet të largohet sa më parë nga kjo zyrë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi çdo gjë.

Etiketa: “Maqedonia e VeriutBashkimi Europianhapjea e negociataveIsh-deputeti i LSIPetrit VasiliShqiperia

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para
Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft më me shfajesime, ti ke dështuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com