Një 44 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme pasi ishte gjetur në gjendje kritike në rrugën “Fior di Vetta” në qytetin e Pratos, Itali.
Sipas mediave italiane, 44-vjeçari shqiptar është gjetur i mbuluar në një rrugicë, qytet në të cilën jetonte prej 15 vitesh.
Trupi është gjetur nga disa kalimtarë të rastit të cilët dhanë alarmin se burri i gjetur ishte në gjendje të rëndë.
Një ditë më pas, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje të mistershme, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 44-vjeçarit shqiptar.