Dështimi i negociatave/ PDIU: Kryeministri duhet të mendojë sot dorëheqjen e tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dështimi i negociatave/ PDIU: Kryeministri duhet të mendojë sot dorëheqjen e tij

22:45 | 19/10/2019
në Kryesore
0

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vendimit përfundimtar të BE-së për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thot se për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane.

Deklaratë për media e PDIU
Dje Këshilli Europian vendosi zyrtarisht moshapjen e negociatave me Shqipërinë.
Shqiptarët kanë që nga viti 2014 kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat që shpresojnë hapjen e negociatave me BE.
Pas tre vitesh përgjatë të cilave kryeministri përsëriste pa u lodhur se negociatat ishin hapur dhe Shqipëria kishte marrë dritën jeshile për në Europë, sot u shkrua e zezë mbi të bardhë që Shqipëria e kish të pamundur të vazhdonte në rrugën e saj të integrimit.
Lajmi është më shumë se i keq për vendin dhe nuk ka shqiptar që këtë JO të Brukselit nuk e konsideron si një lajm negativ për të dhe të ardhmen e tij..
Pas kësaj, çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.
Familja Europiane e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë dhe siç theksoi Presidenti Macron sot jemi në vendin e dytë për azilkërkues.
Gjysëm milioni shqiptarë që ikin nga sytë këmbët janë treguesi më domethënës për gjendjen në vend.
Për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane.
Alibia e problemeve të brendshme të Europës është e paparanueshme.
Boll më me arrogancën qesharake të brekusheve dhe liderit rajonal bartës së ideve për Shengenin Ballkanik të Titos, e pa Kosoven, si alternativë për një vend si Shqipëria që e ka vuajur në gjithë historinë e vet mijëra – vjeçare, qenien fizikisht në Europë dhe poitikisht dhe administrativisht në perandoritë e Lindjes.
Ka tre vite që shqiptarët po gënjehen me zë dhe figurë nga vetë kryeministri i tyre çdo tetor kur hap shishen e shampanjës për hapjen e negociatave.
Kemi një deklaratë me zë dhe figurë nga presidenti francez i cili jo vetëm nuk pranon dot emigracionin, drogën dhe krimin shqiptar por thekson se liberalizimi i vizave do duhej të ishte menduar, sepse nuk solli impaktin pozitiv që mendohej.
Pas kësaj deklarate çdo interpretim është i tepërt.
I vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme .
Pluralizimi politik dhe demokracia janë gurët e themelit të familjes europiane.
Sot rrezikojmë këto dy arritje të jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare në emër të një pushteti të vjedhur nga krimi dhe autoritarizmi.

Read more

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Etiketa: deshtimi i negociataveKëshilli EuropianKryeministri Edi RamaPartia Drejtësi Integrim dhe Unitet

Të Lidhura

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

nga 27
13:08 | 04/02/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:50 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:46 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

nga 27
12:20 | 04/02/2026
0

Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa...

Para
Bashkia thyen rekord. Zbukurimet e vitit të ri nisin që në 19 tetor (Foto)

Bashkia thyen rekord. Zbukurimet e vitit të ri nisin që në 19 tetor (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

12:08 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –
  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com