100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.
Mëoshet se këta shtetas ishin të parregullt dhe kërkonin për azil, ndonëse kishin vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.
Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.