Çfarë ndodhi mbrëmë në zgjedhjet e Kosovës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi mbrëmë në zgjedhjet e Kosovës?

15:00 | 07/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Duke marrë në konsideratë faktin që Partia Nisma nuk e kalon pragun 5% (sipas të gjitha gjasave, katër Partitë politike do t’i  kenë përqindjet në Parlament kështu:

PDK               25 deputetë

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

AAK-PSD       14 deputetë

VV                  31 deputetë

LDK                30 deputetë

Nga një vështrim i shpejtë i procesit zgjedhor dhe i numrave të partive  në Kosovë, mund të vërejmë disa konkluzione.

Së pari, komplimentet i shkojnë Klan Kosovës, Baton Haxhiut dhe ekipit realizues të sondazhit më të saktë që është bërë ndonjëherë në trojet shqiptare. Saktësia e exit poll-it të publikuar në orën 19,00 ka qenë klinikale! Komplimente!

Së dyti, komplimentet i shkojnë edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë që organizoi procesin më perfekt të votimit dhe numërimin në kohë rekord duke na treguar që kur politika nuk fut dorë teknicienët e mbarojnë këtë punë për 4 orë. Në Shqipëri mund të duhen 4 muaj të mbyllen diskutimet.

Së treti, humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve ishin Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli. Me idenë që të kapin pragun prej 5% dhe pastaj të bëjnë pazare për t’u futur në Qeverinë e ardhshme, këta dy aktorë protagonistë të jetës politike në Kosovë u përjashtuan nga ulëset dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës. Humbën gjithçka për punë 2000 votash që mund t’i siguronin me çdo aleancë me parti të tjera më të vogla shqiptare. Kur shkon puna deri në  kaq pak vota edhe “Fjala” ose PEK-u bënin punë.  Luajtën fort dhe humbën fort.

Së katërti, Albin Kurti vërtetoi se nuk është intelektualizmi apo aftësia në debatet publike  që sjell vota në Parti por është lideri i fortë dhe induktimi i frymës idealiste. Ai të paktën ka ruajtur rezultatin e vitit 2017 (me shumë gjasë e tejkalon nga votat e emigrantëve).

Së pesti, Vjosa Osmani e ka shkundur LDK-në. Në krahasim me vitin 2014 dhe 2017 ka mbi 25 mijë votues në rritje. Nëse bëjmë një abstragim nga zgjedhjet e vitit 2017, votat e LDK+AKR+Alternativa morën 185 mijë vota. Nëse po heqim minimumi një 10 mijëshe ndikim nga AKR+Alternativa, atëherë, LDK ka  qenë 175 mijë. Ndërkohë, në këto zgjedhje shkon në 200 mijë, pra ka një rritje me 25,000 vota.  Vjosa është si lokomotiva e re me vagonë të vjetër. Vagonët e vjetër të LDK-së nuk janë gati për frymën e re dhe këtë e treguan edhe rezultatet e Gjilanit.

Së gjashti, mundësitë e koalicioneve janë ngushtuar shumë me daljen e Nismës nga Parlamenti i ardhshëm. Albin Kurti është i detyruar të bëjë koalicion me LDK-në ose me AAK-PSD-në. Do jenë negociata tejet të vështira për arsye të rezultatit të ngushtë. Një bujari nga Albini mund ta sjellë koalicionin shumë afër mundësive reale. Bujaria konsideron në dhënien e Presidentit, Kryetarit të Parlamentit dhe të paktën 5 Ministrive në këmbim të Kryeministrit. Përndryshe, një kokëfortësi e LDK-së do e çojë situatën në kolaps. Rezultati i ngushtë i zgjedhjeve i jep fare pak përparësi Lëvizjes Vetvendosje!.

Së shtati, numri i madh i votuesve e bëri ndryshimin. Pra vota e shtuar prej 75 mijë votash ( në vitin 2014 votuan për partitë shqiptare vetëm 630 mijë votues) shkoi te VV dhe LDK. Por çuditërsiht edhe PAN-i erdhi me rritje çka e bën më konfuz rezultatin. Po të shikosh me vëmendje, PDK+AAK+NISMA kanë shkuar në 300 mijë votues ose 45 mijë më shumë.

E teta dhe e fundit, për herë të parë një koalicion i Partive shqiptare mund të bëjë shumicën pa nevojën e Partive minoritare. Pra, nëse LDK+VV shkojnë 61 deputetë (sa është parashikimi në këto momente) mund të qeverisin pa i bërë faktor minoritetet. Përndryshe, nëse VV nuk bie dakort me LDK-në, mund të ndodhë një bashkim LDK+AAK+PSD+minoritetet që shkojnë në 64 deputetë. Unë nuk e shoh që të mundshme që VV ta bëjë këtë koalicion por nuk e përjashtoj LDK-në nga kjo mundësi.

/Gazeta Express/ 

Etiketa: AAK-PSDErmal MulosmaniLDKPartia NismaPDKVVZgjedhjet në Kosovë

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
PDIU uron Albin Kurtin për fitoren: Kosova, leksion demokracie për të gjithë rajonin (foto)

PDIU uron Albin Kurtin për fitoren: Kosova, leksion demokracie për të gjithë rajonin (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com