Gjermania nuk i cakton Shqipërisë një datë të saktë për hapjen e negociatave: Duhet të plotësojë kushtet! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania nuk i cakton Shqipërisë një datë të saktë për hapjen e negociatave: Duhet të plotësojë kushtet!

19:30 | 04/10/2019
në Kryesore
0

Gjermania ka propozuar fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE për Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti dhe ka shprehur dakordësinë në parim për fillimin e procesit për Shqipërinë, por pa caktuar një datë të saktë pasi Tirana duhet të përmbushë kushtet e vendosura nga Bundestagu.

Plani, i është paraqitur këtë javë vendeve anëtare të BE-së, para se ministrat e bllokut të diskutojnë në mes të tetorit. Vendet që janë pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane duhet të përballen edhe me veton e vendosur nga Franca, Hollanda dhe Danimarka, raporton Reuters.

Sipas agjencisë prestigjioze të lajmeve, BE duhej të binte dakord për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 2018 dhe më pas gjatë muajit qershor, por vendimi u shty për shkak të mosmarrëveshjeve brenda bllokut dhe BREXIT.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Shumë vende janë pro çeljes së negociatave duke paralajmëruar një prani të shtuar dhe të rrezikshme ruse, kineze dhe turke në rajonin e Ballkanit.

“Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhje strategjike”, thuhet në letrën e përbashkët të kreut të ri të Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryetarit në largim të samiteve të liderëve të BE-së, Donald Tusk dhe kryetarit të ardhshëm të Komisionit Ekzekutiv të fuqishëm të bllokut.

“Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet”, është shprehur shefja e re e BE-së, Ursula von der Leyen.

Por shtetet kryesore të BE-së ngurojnë, me Francën në krye.

Bundestagu gjerman votoi pro nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Por ndryshe nga Tirana që nuk ka një datë konkrete, Shkupi përveç marrjes së dritës jeshile, ka edhe një afat kohor se kur do të nisë bisedimet.

“Në dritën e përparimit të arritur në reformat  BE vendos të hapë negociatat e pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, citon Reuters.

Sipas BE, bisedimet “duhet të jenë zhvilluar deri në fund të vitit 2019.”

Ndërsa BE duartrokiti zgjidhjen historike të emrit midis Shkupit dhe Athinës, e cila për shumë vite bllokoi afrimin e Maqedonisë së Veriut me familjen evropiane, shumë vende anëtare janë të shqetësuara thellësisht për korrupsionin galopant të Tiranës.

Pas votimit në Berlin, Gjermania bëri një propozim të ri, konfidencial për në BE, i cili është siguruar edhe nga Reuters.

Ndërsa pjesën për Maqedoninë e Veriut e la të pandryshuar, Gjermania nuk dha një datë për Shqipërisë. Ndërsa propozoi një sërë kushtesh për Tiranën zyrtare. Duke nisur nga ngritja e gjykatave deri tek reforma zgjedhore.

Në Hollandë, do të mbahet një debat parlamentar mbi këtë çështje. Amsterdami është Pro Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka dalë haptazi kundër Shqipërisë.

Vendimi përfundimtar merret më 15 tetor nga ministrat e Jashtëm dhe më 17-18 tetor nga kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare.

/ Marrë nga Reuters.com/ Përshtati në shqip Syri.net

Etiketa: Angela merkelBashkimi EuropianGjermaniahapja e negociatave me BEHollandaShqiperiaShqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Video që po bën xhiron e botës/ Italiani ndërton plantacionin e kanabisit në vendin e pazakontë (film)

Video që po bën xhiron e botës/ Italiani ndërton plantacionin e kanabisit në vendin e pazakontë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com