Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti në Durrës.
Basha ishte në shtëpitë e banorëve të prekur nga tërmeti, ku pa nga afër situatën.
Ai bisedoi me qytetarë, banesat e të cilëve pësuan dëme nga tërmeti i së shtunës dhe u tha se do jetë gjithmonë pranë tyre.
Durrësi ishte qyteti më i prekur nga tërmetet që kanë rënë në Shqipëri, teksa më i fuqishmi ishte ai me magnitudë 5.8 ballë.