Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademin, një takim me dyer të mbyllura në Shkodër.
Kujtojmë se Voltana Ademi është e vetmja kryebashkiake e zgjedhur nga radhët e opozitës që nuk e ka lëshuar zyrën e saj, pas votimit të 30 Qershorit.
Partia Demokratike ka denoncuar denoncoi me dokumente kandidatin e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar këtë bashki, Valdrin Pjetri, i cili kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimit për të kaluarën e tij me precedentë penalë.