Digitalbi, Klani, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Avokati i Popullit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Digitalbi, Klani, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Avokati i Popullit

15:41 | 16/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0
Nga Ermal Mulosmani
Ndërprerja e sinjalit të televizionit Klan për të gjithë abonentët e Digitalb-it ndodhi ditën, kur më së paku abonentët e kishin mendjen tek televizori. Më 01 Gusht, televizioni është gjëja e fundit që të shkon në mendje. Edhe ata pak që kishin mbetur pa pushime, siç e do zakoni, filluan të bënin llogaritë se sa fitoi Vjollca e sa humbi Sandri, kush ia futi tjetrit e sa, në thashethemnajën tipike të kafeneve të mëngjesit. Sipas atyre thashethemeve, Klani, pra Sandri, kishte kërkuar mbi 2 milion Euro në vit nga 700 mijë që Digitalbi i paguante deri në ditën, kur përfundoi kontrata.Unë isha një nga ata që më së shumti dëmtohesha nga kjo mosmarrëveshje mes Klanit dhe Digitalbit. Kam dy televizorë në shtëpi dhe për të dy kam kontratë vjetore me Digitalbin. Njërin e kam paguar në Mars të këtij viti (paradhënie) e tjetrin e paguaj muaj pas muaji në një nga platformat e internetit. Mua nuk po më interesonte fare se sa humbi Sandri apo sa fitoi Vjollca, por më interesonte vetëm sa humba unë. Si mundet dikush, në mënyrë arbitrare, të më ndërpresë kontratën për të cilën m’i ka marrë paratë paradhënie dhe unë të mos kem mundësi të bëj asgjë?
Njëherë më shkoi mendja seriozisht të bëj padi në Gjykatë ndaj Digitalbit, por i bindur se do më duhej një mal me kohë dhe durim, për të marrë një vendim që maksimumi do më rimbursonte një shumë qesharake, e lashë atë punë. Me siguri edhe shumë të tjerë kanë menduar si unë.Pas kësaj u mora seriozisht me legjislacionin shqiptar të mbrojtjes së konsumatorit. Mendja më shkoi te Avokati i Popullit, por e kisha gabim. Në Shqipëri ka Avokat të Popullit që të mbron nga Institucionet shtetërore, jo nga ato private. I vendosur të kërkoja më tej gjeta Ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve” të vitit 2008. Në atë Ligj, në Nenin 15, pika 1, thuhet shprehimisht:1. Një praktikë tregtare është çorientuese kur, duke konsideruar të gjitha tiparet dhe rrethanat e saj, si dhe kufizimet e mjeteve të komunikimit, jep të mangët informacionin, që i nevojitet konsumatorit mesatar për të qenë i informuar për të marrë një vendim dhe, në këtë mënyrë, e bën apo ka mundësi ta bëjë konsumatorin mesatar të marrë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte marrë.

Pra, në rastin konkret, Digitalbi e dha të mangët informacionin që më nevojitej për të marrë vendimin e duhur pasi nuk më tregoi që nga data 01 Gusht, Televizioni Klani nuk do të ishte pjesë e platformës. Duke lexuar në vijim këtë Ligj, gjejmë pafund nene që janë shkelur nga tregtari Digitalb ndaj konsumatorit, por, meqë shkrimi ka një target jo shumë të kualifikuar juridikisht unë po i përmend vetëm edhe një, konkretisht Nenin 31, “Dëmshpërblimi i Konsumatorit”, pika 3,  që thotë ekzaktësisht:

“Në rastin e mungesës së përputhjes, konsumatori ka të drejtën të rizotërojë mallin e sjellë në përputhje, pa pagesë, nëpërmjet riparimit apo zëvendësimit, të ketë një ulje të përpjesshme të çmimit, ose konsumatori mund të anulojë kontratën”.

Pra, konsumatori ka të drejtën e anulimit të kontratës! Që do të thotë, të rimbursohet për pjesën e pakonsumuar të detyrimit me parametrat e kontratës. E kjo është mjaft e rëndësishme për të ndodhur!

Po kush merret me zbatimin e të drejtave të konsumatorit të shprehura mjaft mirë në këtë ligj? Duke kërkuar gjeta Agjensinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, një institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës që thotë në objektin e punës së vet:

“Vizioni i Agjencisë është njëkohësisht vizioni i Bashkisë së Tiranës për mbrojtjen e konsumatorit, që ka të bëjë jo vetëm me monitorimin, por edhe për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorit të komunitetit të Tiranës”.

Pra, e paskemi një institucion shtetëror përgjegjës që mbron të drejtat e konsumatorit të parashikuara në Ligj. Kjo Agjensi duhet të na njoftojë ne, konsumatorët, për hapat që ka marrë në mbrojtje të së drejtës sonë të shkelur hapur nga Digitalbi.

Ligji për Avokatin e Popullit thotë shprehimisht:

“Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj”

Nëse Agjensia e lartpërmendur nuk e ka kryer detyrën për të mbrojtur të drejtën time si konsumator, atëherë, i këkroj Avokatit të Popullit të ndërhyjë. Mosveprimi i AMK-së së Bashkisë së Tiranës ka çuar në shkeljen e të drejtave të rreth 150 mijë abonentëve të Digitalbit! Ky është një veprim publikisht i njohur dhe Avokati i Popullit duhet të ndërhyjë urgjentisht.

Ndërkohë, ironia me paratë e popullit vazhdon… Gazeta “Shqip”, një botim i të njëjtës pronare me Digitalb-in publikon shkrimin:

“Fundoset TV Klan/ Humb 250 mijë abonentë në ditë pas largimit nga DIGITALB, sponsorat i kërkojnë paratë”.

Po mirë moj zonjë, sponsorët e Klanit i kërkojnë paratë e tyre, po paratë tona kush do na i japë? Kaq e paskrupullt jeni sa, megjithëse ju i morët paratë për shërbimin dhe nuk e dhatë atë, keni gojë edhe të ironizoni të tjerët?!

Para ca ditësh shkova te ABCOM, platforma e shërbimeve përmes internetit që më furnizon edhe me shërbimin e Digitalbit. Meqë e hëngra me pagesën paradhënie thashë të ndaloj shërbimin me pagesë mujore. I kërkova të më ndërpriste kontratën pasi ata nuk e kishin zbatuar dhe të më jepnin platformën konkurente… Më tha “Jo zotëri, duhet të prisni një vit”!

Një pyetje të fundit. A janë vjedhje e pastër 700 mijë Eurot që Digitalbi ua mori konsumatorëve për të paguar Klanin dhe as Klanit nuk ia dha e as konsumatorit nuk ia ktheu?! Ku shkuan këto para?!

/Gazeta Express/

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Etiketa: abonentëtAgjencia për Mbrojtjen e KonsumatoritAvokati i popullitDigitalbiErmal Mulosmaniklani

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para
Austria del kundër Unionit, Kurz: Mbështesim korrigjimin e kufijve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com