Raport për një palë zgjedhje të paligjshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raport për një palë zgjedhje të paligjshme

06:00 | 06/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Andi Bejtja

Ndoshta për herë të parë në historinë e saj si organizatë, OSBE-ODIHR, është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsideruar të jashtëligjshme.

Dhe këtë e ka bërë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. I vetmi kuriozitet ka të bëjë me faktin se si mund të skanohen një palë votime moniste nga një organizatë e profilizuar për të monitoruar zgjedhje pluraliste.

Read more

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Ndaj, për një njeri që e lexon me dy gramë tru në kokë këtë Raport, i duken pa kuptim, jo vetëm titujt qesharakë të lëpirëseve të qeverisë të tipit “Zgjedhjet plotësuan standartet, ishin plotësisht të lira”, por edhe titujt seriozë “Raporti rrëzon, zgjedhjet e  30 Qershorit”.

Shkurt dhe shqip: OSBE-ODIHR, i quan këto zgjedhje të jashtëligjshme. Ky raport fillon dhe mbaron te ky paragraf: “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë e zgjedhjeve lokale, nuk u publikua në Fletoren  Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti i nxjerrë nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”. Shqip, anglisht, pikë, fillon dhe mbaron këtu e gjithë historia e votimeve të  30 qershorit. Pas botimit të dekretit në fletoren zyrtare zgjedhjet duhej të mbaheshin më 13 tetor, automatikisht 30 qershori bëhet nul.

Ky puç institucional, ka sjellë me radhë derivate shkeljesh ligji, një pas një, që nga interpretimi i Kolegjit zgjedhor, reagimi KQZ, e të tjerë, e tjerë, duke i bërë së pari dhe së fundmi votimet e 30 qershorit të jashtëligjshme.

Kjo që ndodhi me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, më shumë se sa një grusht për standartin e zgjedhjeve pluraliste, qe një vare e rëndë në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokracisë. Koha dhe këto sidomos këto 30 vjet kanë dëshmuar se gjëja më e vështirë për ne, kanë qenë ndërtimi shtetit ligjor dhe vendosja e sidomos më shumë mbajtja e atyre standarteve që mezi i vendosim.

30 qershori i vitit 2019, jo si histori zgjedhjesh pluraliste, por si kulmi i historikut të antentave ndaj shtetit ligjor, që janë bërë në Shqipëri ndër vite, na ka kthyer shumë pas. Shumë individë, organizata, do e lexojnë me vëmendje këtë Raport final, për një palë zgjedhje të jashtëligjshme: disa për të gjetur justifikime për për varenë që i ranë këtij shteti, disa ndoshta dhe se kanë frikë se një ditë mund të përgjigjen ligjërisht për këtë krim e puç institucional që kanë bërë. Po me dorë në zemër e me ndërgjegje këtë raport për një palë zgjedhje të paligjshme, duhet ta lexojë sidomos zyrtari i nderuar amerikan, tashmë i dërguar i posaçëm për Ballkanin, Mathew Palmer, i cili edhe pas dekretit të Presidentit të Republikës, bëri thirrje publike që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor.

Askush nuk e vë në dyshim që zoti Palmer është nisur nga dëshira të mira, por pas publikimit të këtij raporti final nga OSBE-ODHIR, parë nga aspekti i forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, ai nuk është as më shumë e as më pak, por në rastin më të mirë: një nga ata që penguan botimin e Dekretit të Presidentit ne Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Etiketa: Andi Bejtjafletore zyrtareMathew PalmernulOSBE-ODIHRRaport për një palë zgjedhje të paligjshmezgjedhje të paligjshme

Të Lidhura

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

nga 27
08:28 | 05/06/2026
0

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Para
Edi Rama si aktor tek filmi i Ermal Mamaqit, shihni maskimin e tij

Edi Rama si aktor tek filmi i Ermal Mamaqit, shihni maskimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com