Janë arrestuar nga Policia e Shkodrës tre autorët e e dyshuar për plagosjen e ndodhur dje në lagjen “Mark Lula”.
Në pranga kanë rënë shtetasit S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).
Kujtojmë se ditën e djeshme pas një konflikti të çastit tre shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.