Pesë emrat për Kushtetuesen, KED shkresë Kuvendit dhe Presidentit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesë emrat për Kushtetuesen, KED shkresë Kuvendit dhe Presidentit

18:55 | 09/08/2019
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi këtë të premte mbledhjen e radhës ku në rend dite ishte shpallja e procedurave për sa i përket vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe intervistat me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari. Dy ditë më parë u intervistua Besnik Muçi.

KED do të vlerësojë dokumentacionin për çdo kandidat për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre. Më pas, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do t’i dërgohen Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të zgjedhin dhe të emërojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhje u diskutuar edhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite :

Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:

– Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

– Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.

– Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi :

– Njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018.

– Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.

Vendimet e Këshillit për çështjet e sipërcituara gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Vendimmarrja e Këshillit lidhur me fillimin ose jo të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve të lejuar për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhet për në një mbledhje tjetër, duke konsideruar mundësinë e ushtrimit të anikimit nga kandidatët pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe kohëzgjatjen e procedurave të gjykimit.

Në vijim të mbledhjes , Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi proceset e relatimit të procedurave të ndjekura deri më tani për vlerësimin e kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe zhvilloi intervistat, sipas ligjit, me të gjithë kandidatët e lejuar për kandidim, sipas radhës më poshtë :

– Arta Vorpsi

– Elsa Toska

– Fiona Papajorgji

– Regleta Panajoti

– Marsida Xhaferllari

Në përfundim të relatimit dhe intervistave me të gjithë kandidatët e lejuar , në zbatim të dispozitave të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si edhe të ligjit nr. 115/2015 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë menjëherë me përmbushjen e detyrimeve të tij për shqyrtimin nga secili anëtar i Këshillit të dokumentacionit voluminoz të çdo kandidati të lejuar, për njohjen e plotë dhe të thelluar me të dhënat e jetës profesionale, me punimet shkencore dhe dokumentet e tjera profesionale të paraqitura për vlerësim nga kandidatët, në funksion të përmbushjes së kompetencës së vlerësimit dhe pikëzimit të secilës kandidaturë, për të vijuar pas kësaj me bisedimin kolegjial dhe vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të secilit kandidat dhe të vlerësimit e të pikëzimit të tyre sipas meritave profesionale, morale dhe organizuese e drejtuese të parashikuara me ligj, do të thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të shpallur vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat, vendimet për renditjen e kandidatëve për secilin vend vakant dhe për të miratuar raportin e arsyetuar mbi procedurën e ndjekur dhe vlerësimin e kryer për kandidatët e secilit vend vakant.

Pas miratimit, raporti i arsyetuar, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati dhe për secilin vend vakant do ti dërgohen organeve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, në mënyrë që të ushtrojnë, sipas përcaktimeve të Kushtetutës, kompetencën dhe detyrimin kushtetues të zgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKEDKuvendPresident

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Meta kthen ligjin për privatizmin e Shoqërive Tregtare: Dëmton interesin publik

Presidenti Meta rrëzon edhe ligjin për Akademinë e Shkencave: Ja katër arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com