Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë ku një makinë tip “Pasat” ka përplasur një motoçikletë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit të Sarandës.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është vënë nën hetim nga policia rrugore.