Çështja Çame, Idrizi: Politika jonë e jashtme është e intimiduar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Çame, Idrizi: Politika jonë e jashtme është e intimiduar

20:55 | 20/04/2016
në Uncategorized
0

“Aurel Plasari ndërhyri kot në debatin me ministrin Bushati”

Politika e jashtme e Shqipërisë është e intimiduar sa herë që përmendet Çështja Çame, deklaroi kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në News 24. Sipas tij kjo u pa qartë edhe në vizitën e fundit të ministrit Bushati në Athinë. Ai duhet të kishte këmbëngulur së paku në të gjithë çështjet e reciprocitetit me Greqinë. E tillë është edhe ngritja e varrezave greke.

“Kjo s’ka për të ndodhur sa kohë që Greqia nuk do të japë leje për varrezat çame atje”, deklaroi Idrizi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për debatet me studiuesin Aurel Plasari, Shpëtim Idrizi tha se “profesori hyri kot dhe skiç në këtë çështje”.

Eni Vasili – Si është qeveria me çështjen çame deri tani?

Unë kam qenë shumë entuziast me këtë mazhorancë, pasi kur ishte në opozitë propozoi dhe rezolutë alternative. Çështjes Çame i është dhënë mbështetje në momente të ndryshme, dhe artikulimi i zotit Bushati ka qenë i mirë, por jo për këtë takim. U fut në programin qeveritar, dhe pjesë e diplomacisë.

Eni Vasili – Tashmë dukeni i pakënaqur nga Bushati. Çfarë ka ndodhur?

Ne e shohim marrëdhëniet në një skeptër më të gjerë. Shohim se pse politika e jashtme e Shqipërisë shfaqet e intimiduar dhe kompleksuar. Sa i takon debateve me Bushatin. Ka ndodhur pak kohë më parë. Kur në Ministrinë e Jashtme të Greqisë u mbajtën një takim me disa tematika interesante, ku ishin dhe Çështja Çame si diskutim. Ndihem mirë që në Ministrinë e Jashtme greke mbahet një konferencë për këtë çështje, pavarësisht këndvështrimit të tyre. Rëndësi ka të njohin se ka nja Çështje Çame.

Eni Vasili – Pse mendoni se nuk është serioz?

Në radhë të parë jam i shqetësuar si qytetar dhe jo si politikan, që politika jonë e jashtme shqiptare është e intimiduar. Për herë të parë flitet për Vorio-Epirin në selinë e Ministrisë së Jashtme greke, ndaj Ministria e jonë e Jashtme duhet të bënte një notë proteste. Zoti Bushati nuk e pa të arsyeshme këtë gjë. Kjo ishte fillesa e një përplasje në Parlamentin shqiptar. Bushati futi në disa shporta çështje të Luftës së Parë dhe të Dytë. Çështja çame nuk është një çështje që mund të fshihet.

Eni Vasili – Ju e konsideroni një hap prapa këtë?

Sa i takon diplomacisë, e quaj një hap prapa. Bushati nga terminologjia që ka përdorur ka bërë një hap përpara, por tashmë u pa siç duhet ta shoh, si një çështje të rëndësishme e të drejtave të njeriut. Kritika ime e parë ishte që zoti Bushati, nuk duhet t’i fshihet Çështjes Çame në tryeza, por dhe një deklarata për shtyp. I kërkova që shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm në agjendën dhe reciprocitetin me Greqinë.  Reciprociteti ka shumë pika të tjera. Në një marrëveshje shumë të dëmshme për Shqipërinë, në fund të vitit 2009, Kuvendi miratoi vendimin për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë. Ligji thotë që ndërtohen varreza monumentale siç i kanë ushtarët britanikë.

Ka qenë presion i Greqisë për të dhënë viston për marrjen e statusit vend kandidat për BE-në.

Eni Vasili – Kujt i drejtohet ky paralajmërim?

Ja kërkoj Shqipërisë, Ministrisë së Jashtme dhe qeverisë. Kërkesa jonë është që të ngrihen edhe varrezat e çamëve të vrarë. Gjërat kanë ndryshuar ata thonë që ka një Çështje Çame, por e lidhin me historinë e kolaboracionistëve.

Po kërkohet që në Shqipëri të hapen varreza në rreth 600-700 vend-varrime. Është një lojë e rrezikshme që unë kam për detyrë ta shtyj qeverinë shqiptare të kërkojë reciprocitet.

Eni Vasili – Si do i bllokoni këto varreza?

Ka shumë metoda demokratike, protesta etj. Po marr rastin e vendosjes së Zajednicës. Qeveria këmbëngul dhe ne do të këmbëngulim, qoftë edhe me kushtëzim të qeverisë me votat e PDIU-së. Do kërkojmë dhe do t’i ndalojmë. Pa u ngritur varrezat për gjyshin tim, stërgjyshin dhe të parëve tanë, padyshim kemi të drejtën të mos i lejojmë.

Eni Vasili – Është çështje personale?

Jo, Çamëria nuk është kontinent tjetër. Çamëria është pjesë e trungut shqiptar. Nuk po kërkojmë ndryshim të kufijve, por të drejtat tona që do i kërkojmë deri në fund. Për dikë është çështje e Luftës së Dytë Botërore. Por, padrejtësitë historike vazhdojnë sot e kësaj dite. Sot nuk ka rikthim të të drejtave.

Eni Vasili – Keni shkëmbyer disa replika me Aurel Plasarin. Ai ka deklaruar se Napolon Zerva ishte me origjinë çame…

Kam dashur të botoj një material shumë interesant të kohës së Zogut, që përshkruan shumë familje shqiptare, me emra e mbiemra, të cilët në një qarkore të Ministrisë së Brendshme të kohës së Zogut, i bënte thirrje Prefekturës së Gjirokastrës të mbahen nën vëzhgim, sepse merren me veprimtari anti-shqiptare. Ishin 65 familje që mbaheshin në vëzhgim. Kam dashur ta botoj. Mbiemrat që janë në këtë qarkore të Mbretit Zog, janë familje aktuale. M’u kujtua kjo histori. Kam pasur respekt për profesorin, por ka hyrë kot në këtë histori. Më është dukur qesharak.

Etiketa: Çeshtja çamereciprociteti me greqinevarrezat çame

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Përfundon votimi/ Koni: UT modeli i zgjedhjeve të lira e demokratike

Mynir Koni merr shumicën e votave të pedagogëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

17:30 | 21/12/2025
Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –

Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –

17:12 | 21/12/2025
Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –

Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –

17:06 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –
  • Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –
  • Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –
  • Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com