“Deri më tani marrëveshja e koalicionit nuk ka funksionuar siç duhet”
Nëse Edi Rama nuk do të ketë vullnet për të zbatuar marrëveshjen e koalicionit me PDIU, ne do të shikojmë alternativa të tjera.” Deklarata i takon kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, Idrizi është shprehur i pakënaqur me ecurinë e deritashme të marrëveshjes së koalicionit. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë emër ministri, por për kauza që nuk mund të negociohen si çështja came, pronat dhe antikomunizmi. “Nuk ka qenë asnjëherë në krye të herës kërkesa jonë për një ministër. Përtej diskutimeve janë kauzat, si çështja çame, pronat dhe antikomunizmi”.
Megjithatë Idrizi nuk e ka mohuar faktin që në rast të ndonjë kompozimi të qeverisë të mos ketë edhe një ministër nga forca e tij politike. Në këtë kuadër, Idrizi ka deklaruar se kërkesa e PDIU nuk ishte thjesht për një ministër, por për shkakun se një vend që ka 35 për qind të popullsisë emigrantë duhet të ketë një institucion që adreson problemet e tyre.
Eni Vasili – Ndalemi tek bashkëpunimi juaj me PS dhe LSI. Ju keni kërkuar të rishikoni marrëveshjen tuaj?
Praktikisht ne në vigjilje të zgjedhjeve vendore u bashkuam me këtë shumicë për çështjen e reformës administrative. Ishte reformë shumë e rëndësishme, i vlente kohezionit të Shqipërisë. Një reformë administrative, nuk mendoj që është më e mira, por ishe e domosdoshme, ndaj iu bashkuam mazhorancës.
Hymë në zgjedhje së bashku me shumicën aktuale dhe morëm rezultat shumë të mirë, si forcë e katërt. Kandidatët tanë fituan në 4 bashki. Dizenjuam një aleancë për pushtetin vendor, por edhe një marrëveshje për pushtetin qendror. Kjo aleancë nuk ka ecur në shpejtësinë e duhur.
Eni Vasili – Cila ishte marrëveshja, ku është shkelur?
Besoj që nuk ka ndonjë gjë të veçantë, për shkak edhe të peshës sonë specifike, për atë peshë duhet të përfaqësoheshim në pushtet vendor dhe qendror.
Eni Vasili – Pesë deputetë në sa ministri përkthehej?
Ne kemi marrë pjesë dhe kemi këshilltarë në të gjitha bashkitë. Në nivel kombëtar kemi pasur rezultat shumë të mirë, mbi 65 mijë vota dhe kemi kërkuar të bëhemi pjesë me kapacitetet tona. Për pushtetin ekzekutiv nuk ka qenë asnjëherë në krye të herës diskutimi për ministër, kemi dizenjuar një marrëveshje pjesë e së cilës janë disa zëvendësministra.
Eni Vasili – Nuk iu është premtuar një ministri?
E gjithë ajo që ka shkuar midis nesh… është qëndrimi i qeverisë për Çështjen Çame. Sigurisht, nuk ka qenë pakënaqësia dhe kënaqësia jonë për shkak të një ministri. Sa herë shumica do kërkonte të rikompozonte qeverinë, pesha jonë specifike na bënte ne të arsyetojmë që në rast të rikompozimit të merret parasysh edhe pesha jonë.
Qeveria e ka shumë të qartë. Marrëveshja jonë nuk ka filluar dhe ka mbaruar me ministrinë. Është marrëveshje shumë e gjerë. Fillon me kauzat e PDIU-së pjesëmarrja në ekzekutiv. Marrëveshja nuk ka ecur në shpejtësinë e duhur. Diskutimi për ministri ka dalë në pah sa herë ka patur ndryshime në qeveri.
Ajo çka e bëri më të qartë pakënaqësinë tonë, është që nuk kishim bashkëpunim në nivel vendor. Në Sarandë ne kemi goxha elektorat. Kemi një kryetare bashkie që ka ardhur edhe nga vota jonë. Ka dy nënkryetarë minoritarë dhe po të duan le të ketë edhe shtatë, por një nënkryetar të Bashkisë së Sarandës na takon dhe e duam.
Eni Vasili – A është e vërtetë se Rama ju ka premtuar Ministrinë e Diasporës?
Një ndër gjerat që kemi kërkuar është që Shqipëria të ketë një Ministri të Diasporës. Pasi ne jemi një vend në botë që një pjesë të popullsie kemi jashtë. Shteti shqiptar nuk ka asnjë lioj institucioni për dokumentacione. U është premtuar ky projekt? Qëndron si ide? Eshtë një projekt i kahershëm dhe ne jemi fokusuar dhe studiuar rreth 22 shtete. Dhe Kosova ka një Ministri Diaspore.
Eni Vasili – A jeni duke kërkuar këtë nga Qeveria?
Ne e kemi kërkuar dhe gjatë qeverisjes së kaluar dhe në këtë të sotmen.
Eni Vasili – Cila ka qenë përgjigja e Ramës?
Do ta ndaj dhe me opinionin publik. Zakonisht perceptimi që ka një forcë politke është që t’i të heshtësh të zhdukesh.
Eni Vasili – S’keni pasur as po e as jo të qartë?
Ndoshta nuk kemi qenë dhe ne shumë të qartë. Qëndrojmë tek përmbushja e pakteve dhe marrëveshja me koalicionin.
Eni Vasili – Sipas jush pse s’po e zbaton këtë marrëveshje Rama?
Dua të them qartë se kontributi që kemi dhënë ne në zgjedhje është kontributi i PDIU dhe atyre që na kanë mbështetur. Realisht nuk e di arsyen se pse PS dhe Rama e ka shtyrë në kohë këtë marrëveshje. Ky është problemi i Ramës. Unë mund të them qartë se ne kemi qenë kontributor dhe kemi dhënë votat, por nëse nuk na duan është problemi i tyre. Ne jemi të gatshëm që të shohim rrugën tonë dhe mundësitë të tjera janë të pafundme.
Eni Vasili – Sa do prisni?
Nuk jemi duke pritur më. Jemi duke parë marrëveshjen dhe shpejtësinë e kësaj marrëveshje. Do kemi dhe takim me kryeministrin së shpejti.
Eni Vasili – Sa shpejt?
S’e di ta them me një vektor kohe, por shumë shpejt, dy-tre ditë. Do rishohim se ku ka ngelur marrëveshja. Kemi patur takime me kryeministrin, si kemi ndërprerë takimet. Ne jemi të prirur që ta shohim atë marrëveshje me dinamikë. Kemi për të diskutuar dhe reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, Çështja Çame po ashtu është pikë debati.
Enbi Vasili – Çfarë prisni ne takim me kryeministrin?
Do presim marrëveshjen, zbatimin e saj apo jo.
Eni Vasili – Do prisni më?
Do presim, nëse do zbatohet marrëveshja, se jemi të hapur.
Eni Vasili – Nuk po i bëni presion?
Jemi të qartë. Jem besimplotë se do ta gjejmë gjuhën e bashkëpunimit midis nesh. Nëse nuk na duan dhe s’kanë vlerësimin e duhur, ne do qëndrojmë në pozicionin tonë.
Eni Vasili – Çfarë humbni ju duke dalë nga qeveria?
Qenia që qeveri të jep avantazhe sidomos në ato çështje themelore për ne; Çështja Çame, apo Kombëtare.
Eni Vasili – Cili do jetë qëndrimi juaj për ligjet që do kalojnë në Kuvend?
Zakonisht të gjithë, dhe perceptimi publik për koalicionet është që është gjithmonë një parti e madhe dhe asaj i bashkohen disa parti të vogla, e kaq. Por, skena politike ka ndryshuar. PDIU është rritur me këmbët e veta dhe s’ka qenë pjesë e kabineteve qeveritare. Ne kemi qëndrueshmëri elektorale. Ndaj e quaj me vend që PDIU, nëse vendoset në koalicion do ruajë kauzat. Unë nuk besoj se ky diskutim apo rishikim që do bëjë me kryeministrin do jetë çështje javësh apo muajsh. Por, në çdo rast votat e PDIU do jetë si një votë që i shërben qytetarëve të Shqipërisë, do ta votojmë.
Eni Vasili – A bëhet kjo për më shumë vota në 2017?
Nuk është një pyetje që i vjen vetëm Shpëtim Idrizit. Por të njëjtën gjë bën dhe Basha, Rama, Meta. Në këtë kuptim, qëndrimi dhe pozicioni im është i fokusuar në këtë pikë. Ne mendojmë se kemi kapacitete për ta përfaqësuar PDIU me një ministër në kabinet.