Policia ka zhvilluar një aksion në Elbasan, duke kryer kontrolle në magazina, servise dhe varreza makinash.
Fokusi i kontrolleve ka qenë kapja e lëndëve narkotike.
Aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Karakullak, njësia administrative Bradashesh, pikërisht në zonën ku u bë modifikimi i furgonit që përdoren grabitësit e Rinasit.
Ende nuk dihet nëse aksioni i policisë ka lidhje me ngjarjen e Rinasit.