Rama shprehet me tone të ashpra ndaj Metës: Ky njeri është i ikur nga mendja e kokës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama shprehet me tone të ashpra ndaj Metës: Ky njeri është i ikur nga mendja e kokës

18:33 | 08/07/2019
në Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama në seancën e posaçme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, është shprehur me tone të ashpra ndaj këtij të fundit duke e cilësuar të luajtuar nga trutë e kokës.

Ai gjithashtu vijoi me akuzat duke e cilësuar atë si një njeri të strukur deri në palcë nga frika e Drejtësisë. Sipas Kryeministrit, Ilir Meta jo thjesht e ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë.

“Si mund të thotë një President në një konferencë për shtyp që jam gati të bëj testin mendorë? Askush nuk ka mbetur pa pyetur veten, se mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës? Po kjo pyetje mund të çojë në drejtim të gabuar, sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët. Sfida më e madhe, thotë Dostojevski, është të mos gënjesh veten jo të tjerët.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Po nëse Ilir Meta ja lejon vetes të ngatërrojë tërë dynjanë, poshtërimin e Institucionit të Presidentit të Republikës, ky parlament nuk mund t’iaa lejojë vetes këtë rrezik komedia ndërkombëtare. Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën më shumë se sa një herë, ka penguar arbitrarisht dekretimin e ministrave.

Më shumë se një herë ka cenuar autoritetin e Kuvendit, duke kthyer mbrapsht ligje të miratuara nga ky parlament, ndërsa jo pak herë e ka fyer këtë parlament duke e quajtur ilegjitim dhe ka kërcënuar duke kuptuar shpërndarjen e tij. Në tërë historinë e demokracive parlamentare, aq larg ka shkuar Presidenti, saqë edhe paraardhësi i tij duket si Xhefersoni, krahasuar me Metën.

Po këtë herë ai ka kaluar edhe vetveten bashkë me cakun tonë për të mos reaguar institucionlisht. Ilir Meta ndërhyri brutalisht, në mes të fushatës zgjedhore, me një antidekretin e tij, ku nxiti dhe frymëzoi aktet e vandalizmit ndaj infrastrukturës zgjedhore. Ai u kthye nga Presidenti problematik të Shqipërisë, në Tribunin patetik të lëvizjes së Haxhi-Qamilësve. Shkarkim nga detyra e Lartë e këtij personazhi, i cili solli në skenë e historisë sonë si president, Haxhi Qamilin, është një detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin para Kuvendit. Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur dhe vazhdon ta derdhë çdo ditë.

Ndryshe nga Ilir Meta, që i ka kërcyer shtetit përsipër, ne nuk mund ta përdorim fuqinë absolute të Kuvendit si topi i Mato Grudës. Me ligj ai mund të shkarkohet vetëm pasi Komisioni hetimorë, që votojmë sot, të kryej misionin kushtetues. Ne do të respektojmë deri në fund, Kushtetutën dhe ligjin.

Ilir Meta do të ishte politikisht për ne një kundërshtar që nuk duhet të lejuar të gabojë më tutje. Ilir Meta i strukur nga drejtësia hakërryes edhe qesharak në marrëzinë e tij udhëhoqi me tre kalorësit e tjerë një betejë politike. Ne jemi të detyruar ta ndalojmë ilir Metën të gabojë më tej. Për ne dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishmi. Ilir Meta duhet hetuar deri në fund nga ky Kuvend. Në këtë pikë graviteti i Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë. Ilir Meta nuk është kundërshtari i qeverisë, ai sot është armiku i Kushtetutës. Nuk është më thjeshtë politikani i frikësuar deri në palcë nga Reforma në Drejtësi, ai sot është shëmbëlltyra e atyre që janë trembur nga Drejtësia. Ilir Meta është një kryetar shteti që i duket ambasada amerikane si njjë top ku ai do të vendosë gjoksin me kostum banje”-tha Rama.

Etiketa: edi ramaIlir MetaKryeministriPresidenti

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Protesta e opozitës/ Basha s’është i pranishëm, ja mesazhi i tij

Protesta e dhjetë kombëtare e opozitës/ PD: 70 mijë qytetarë po vijnë nga rrethet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com