“The Sun”: Grupet shqiptare dominojnë botën e krimit në Britani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“The Sun”: Grupet shqiptare dominojnë botën e krimit në Britani

15:25 | 08/07/2019
në Bota, Kryesore
0

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e rubrikës “End of the Line”, që merret ekskluzivisht me organizatat kriminale që trafikojnë kryesisht kokainë brenda ishullit.

“The Sun” shkruan se sasia e lartë e kokainës që kanë sjellë në Britani grupet shqiptare ka ndryshuar tërësisht tregun e drogave në vend, duke sjellë edhe uljen e çmimeve në nivelet më të ulëta në histori.

Duke kujtuar se fluksi i emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur që në vitet 1990, “The Sun” shkruan: “Shumë shtetas të Republikës së Shqipërisë pretendonin se vinin nga Kosova dhe ky është rasti më i madh i ndryshimit të shtetësisë në historinë afatshkurtër të emigracionit në vend”.

Read more

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

“Shumë shqiptarë nisën të punon si truproje në lokale dhe shtëpi publike, ku dominonte mafia malteze, por shumë shpejt morën në dorë tregun e prostitucionit. Sipas raporteve të vazhdueshme policore, kjo ndodhi për shkak të dhunës brutale që përdornin kriminelët shqiptare, sidomos me vajzat që trafikonin vetë, një sjellje që tronditi botën e nëndheshme të tregtisë së seksit“.

“Kryesisht, tutorët i dhunonin vajzat në pjesë që mund të mbuloheshin lehtë, ndërsa shqiptarët i rrihnin kudo, ishin shumë, shumë të dhunshëm”, kujton Paul Holmes, ish-inspektor policie në Scotland Yard. Burimet policore gjithashtu thonë se shqiptarët e mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar shërbyen si krah i fortë pune për grupet e tjera kriminale të vendosura në vend, ndërsa në Europë u bënë aleatët e parë të mafiozëve italianë ose grupeve turke që merreshin me trafikimin e heroinës nga Afganistani.

Dr. Jana Arsovska, ekspertja e kriminalistikës në “John Jay College” të Nju Jorkut, thotë për “The Sun”: “Duke qenë se Shqipëria ka qenë dikur nën kontrollin e Italisë, kishin afrimitet me italianët. Ndërsa tani kanë ndërtuar lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën e Jugut”. Kjo ka bërë që edhe çmimi i kokainës të ulet ndjeshëm, pasi shqiptarët e shesin drogën me 5500 paund për kilogram, ndërsa furnitorët e tjerë europianë kanë një çmim katër herë më të lartë.

Shqiptarët janë vendosur pranë porteve kryesore që kanë komunikim me Mbretërinë e Bashkuar, si Antverp dhe Roterdami, ku vazhdimisht korruptojnë zyrtarët dhe doganierët për të kaluar mallin e tyre drejt ishullit.

Dhe gjërat mund të përkeqësohen. Tony Saggers, ish-shefi i njësisë së kërcënimit prej lëndëve narkotike brenda NCA (Agjencisë Kombëtare të Krimeve), ka paralajmëruar që në janar se një dalje e Britanisë nga Bashkimi Europian pa marrëveshje mund të bënte që droga të mbërrinte drejtpërdrejt në portet e vendit, në disa raste duke u trafikuar edhe me makina luksoze, si Bentley.

Kush janë disa nga të arrestuarit dhe të dënuarit në këtë shtet, krerë të bandave famëkeqe:

Olsi Beheluli, duke pozuar me 240,000 paundë para të thata, u dënua me 11 vjet burg në vitin 2015, pasi më shumë se shuma e konsiderueshme prej 4 milionë paundë kokainë dhe heroinë, u konfiskuan nga banda e tij në veri të Londrës

 

Albert Memia, me nofkën “Diti”, u burgos për 12 vjet për shkak të pjesëmarrjes në një bandë shqiptaro-kosovare, që cila importoi 1.2 milion paundë kokainë drejt Skocisë

 

Luan Plakici, i cili krijoi një pasuri prej 1 milionë paundësh nëpërmjet trafikimit të femrave në Londër, u burgos pas një hetimi të vitit 2003, të drejtuar nga Paul Holmes, një ish-inspektor i Policisë

 

Klodjan Copja, asokohe 30 vjeç, u dënua me 17 vjet burgim në vitin 2017, si “koka” e një zinxhiri furnizimi me kokainë prej 60 milionë paunësh në perëndim të Londrës

 

Anëtari i bandës “Hellbanianz”, Tristen Asllani, 29 vjeç, do të shlyejë pas hekurave dënimin prej 25 vjetësh burg, pasi u kap me 21 kg kokainë, një pistoletë “Skorpion” dhe 6 milion paundë të konvertuar nga sasia e drogës

 

Arben Dumani, nga Kosova, Memia dhe Gjeorgj Pjetri u burgosën në Glasgow për furnizim të niveleve të larta me kokainë
Erald Mema, 33 vjeç, u dënua me 25 vjet burg në tetor si kreu i një bande që shiti kokainë të “pastërtisë së lartë”. Ai u kap me 560,000 paundë para të thata dhe 10 kg kokainë.

https://www.thesun.co.uk/news/9328852/albanian-gang-uk-sex-traffickers-cocaine-dealers/

Etiketa: “End of the Line”Bashkimi Europianlende narkotikeMbretëria e Bashkuarsasia e lartë e kokainësTabloidi britanik “The Sun”

Të Lidhura

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

nga 27
10:46 | 03/04/2026
0

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

nga 27
10:14 | 03/04/2026
0

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

nga 27
10:02 | 03/04/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Para
Protestat e opozitës, Xhixho: Opozita me kauzë të madhe

Protestat e opozitës, Xhixho: Opozita me kauzë të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026
Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

10:14 | 03/04/2026
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –

10:02 | 03/04/2026
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –
  • Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com