Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të kokainës.
Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shtetasi me iniciale S.R, 36 vjeç.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të shtëpisë së shqiptarit u gjetën dhe sekuestruan disa doza kokainë e paketuar.
Shqiptari ishte munduar të fshihte kokinën, duke i hedhur ato nga dritarja, pesha e së cilës ishte vetëm disa gram.
Aktualisht shqiptari është nën arrest shtëpiak duke pritur që të paraqitet para gjyqtarit për marrjen në pyetje.