Pas protestave në disa qytete në vendindit edhe në Tiranë po protestohet kundër zhvillimit të zgjedhjeve monopartiake të Edi Ramës.
Bëhet fjalë për një protestë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku është vendosur edhe KZAZ-ja e kësaj zone.
Në këtë protestë janë duke marrë pjesë banorët e zonës së Unazës së re, të cilët deklarojnë se nuk do të lejojnë votime komuniste.
Pjesë e protestës është edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili është mbështetës i banorëve.