Një infermiere në Spitalin e Dibrës ka nxjerrë bllof Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ku njoftoi se në këtë spital kishin shkuar mbrëmjen e djeshme 9 policë të plagosur.
Partia Demokratike në komunikimin e saj me mediat bën me dije se dëshmia e spitalit të Dibrës provon se qytetarët në Dibër nuk kanë plagosur asnjë policë të vetëm.
“Miremëngjes! Dëshmia e infermieres në Dibër rrëzon propagandën e policisë politike të Edi Ramës, se në Dibër u plagosën 7 policë. Zonja pohon se të 7 policët kanë patur komplikacione nga gazi lotsjellës, që kanë hedhur kolegët e tyre. Dëshmia provon se qytetarët në Diber nuk kanë plagosur asnjë policë të vetëm, siç u tha mbrëmë nga policia, e cila, po provohet se është kthyer në një vegël të mjerë politike të regjimit të Edi Ramës.”, shkruhet në komunikimin e Partisë Demokratike me mediat.