Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Qershor 2019
“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Romë, 23 shkurt.
Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani :
“Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.
Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.
Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.
Qetësia mbretëron kudo.
Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh