Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar festën e kreut të shtetit Ilir Meta për t’u takuar në presidencë.
Basha ka mbërritur në orën 09:00 për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me presidentin Meta.
Kujtojmë që ditën e djeshme vetëm 3 ditë para zgjedhjeve lokale, Presidenti Ilir Meta ka nisur lëvizjet dhe po përpiqet të ulë në tryezë mazhorancën dhe opozitën, duke i ftuar si kryeministrin Edi Rama ashtu dhe kreun e PD Lulzim Bashën në një takim.
Njoftimi i shpërndarë dje nga presidenca:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.