Nga Arben Llalla
Kryeministri Rama kërkon me çdo kusht që zgjedhjet të mbahen në 30 qershor, edhe pse Presidenti Meta ka anuluar këto zgjedhje me dekret presidencial. Edi Rama e di që zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga ndërkombëtarët, këtë ja komunikuar edhe vetë Filip Rikeri, diplomati amerikan që nuk ka ndonjë karrierë të suksesshme si ambasador në Maqedoni gjatë viteve 2008-2011 (Gjatë kësaj kohe ndodhën shumë skandale në Maqedoni, ku u forcua shumë qeveria mafioze e VMRO-së, përgjimet, vrasje të politikanëve shqiptar, e të tjera).
Pra, kush mendon se çdo deklaratë e ndonjë diplomati amerikan është urdhër zbatimi për disa vende zorrë qorre të Ballkanit, gabon. Shumica e diplomatëve perëndimorë vijnë në këto vende për të shërbyer si persekutim për paaftësitë e tyre. Dhe nëse ndonjë shqiptar jep mendimet kritike për këta diplomatë të paaftë, nuk do të thotë se është anti amerikan apo anti perëndimor.
Rama kërkon t’i mbajë këto zgjedhje me çdo kusht për të patur një pasqyrë se sa votues do e votojnë në zgjedhjet e parakohshme për bashkitë dhe për të deputetë, pasi zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen nëntor 2019-shkurt 2020. Edi Rama punon me strategjinë e matematikës duke kryer punët e veta nëntokë. Më tej e fton kundërshtarin për marrëveshje dhe i thotë: “Bujrum, çfarë do dorëheqjen time, si kryeministër? Ja po e jap. Do disa ministra? Ja po t’i jap. Por, nuk do ketë koalicione dhe zgjedhjet do shtyhen deri ora 21.00…”.
Qëllimi është të vjedhë votat, ashtu siç i vodhi me mafien më 2017 dhe votat e partive të vogla t’i kalojnë PS-së. Në zgjedhjet e 2017 PS me mafien e vjedhjes së votave mori 67 deputetë, por Kodi Zgjedhor i lejoi që votat e partive të vogla t’i kalojnë partisë më me shumë vota, në këtë rast PS. Prandaj, Rama dhe kompania e tij mafioze, e fjalorit me libër shtëpie, e ka të qartë se kur do që të mbahen zgjedhjet ata nuk mund të fitojnë. Eurodeputetët që qorrazi e mbështetën Edi Ramën nuk janë më, ata mbetën edhe pa punë, ndërsa kolegët kryeministra si Tsiprasi, e të tjerë po shkojnë drejtë pensionimit politik.
Radhën e ka Edi Rama, kjo gjë e frikëson më shumë këtë skizofren që e kanë lodhur fobitë. Eksperienca e divorceve që ka Rama do t’i hyjë në punë edhe këtë herë, por jo në jetën private, por në atë politike, sepse ai do ndahet një herë e përgjithmonë nga politika. Kostoja do jetë tragjike si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga lëvizja e lirë e tij.
Opozita e bashkuar duhet të bëjë kujdes, sepse Rama po bën një strategji tejet të hollë. Ekspertët privatë ndërkombëtarë që paguhen rëndë, veç kanë ardhur dhe po bëjnë strategjinë e duhur, ku Kalorësi mbrojtës i ortodokisë greke, Edis Ramaqis të fitojë përsëri.
Strategjia e Ramës po bazohet edhe tek vota e mërgimtarëve, duke shfrytëzuar Ministrinë e Diasporës së Pandeliut, të cilin Rama do e uli si kryeministër kukull. Plani i Rilindjes mafioze është që të sillen për të votuar rreth 100 mijë emigrantë nga Italia, Greqia, Gjermania, e kështu me radhë.
Zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen me dhunë, me kërcënime sepse skizofrenia drejtuese qeveritare kërkon që të tregojë forcën e diktaturës komuniste, por këto zgjedhje nuk do të çertifikohen as nga KQZ-ja. Deri sa të numërohen votat dhe ku do ketë edhe rivotime, palët politike pozitë dhe opozitë do arrijnë marrëveshjen për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. 30 qershori do shërbejë për djegien e disa kandidatëve për kryetar bashkie të rilindasve, të cilët të shkretët Rama i futi në garë.