Pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës ndaj 5 të ndaluarve gjatë përplasjes me policinë e rendit përpara KZAZ-së ka reaguar e revoltuar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
“Kjo është diktaturë!
Drejtësia e kapur nga Kryeministri antikueshtues, lë në burg dy policët bashkiakë. Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi u vendos të mbahen peng si të burgosur politikë.
Edhe tre të tjerët, Adi Garuci, Aleks Ndoi dhe Oraldo Thepi do të duhet të qëndrojnë në arrest shtëpie. Të gjithë këta janë heronjtë tanë, heronjtë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, heronjtë e fjalës së lirë!
Asnjë hap pas! Përballë Kryeministrit – fatkeqësi kombëtare!”- shkruan Ademi në Facebook.