Zbatimi i dekretit të presidentit të vendit, Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, është shoqëruar më përplasje edhe në Tropojë.
Një grup personash kanë thyer xhamat dhe dyert e më pas kanë hequr materialet që ndodheshin brenda ambientit në KZAZ-në nr. 9 në Tropojë.
Mësohet se ata janë përplasur me policinë gjatë incidentit.