Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.
Salianji bën me dije se në vend që Prokuroria të nisë pa humbur kohë hetimet, ka zgjedhur të mbrojë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama përballë këtij skandali.
“Pas përgjimeve pritej lajmi për shoqërimin forcërisht të duzinës me zyrtarë që vjedhin votat me kërcënimin e bandave ( Tipat problematikë), me kërcënimin me jetë ( do i Q. Robt qutetarëve që e bën drejtori i MB), me kërcenimin me bukën e gojës së administratës, me përdorimin e policisë për të bllokuar zgjedhësit (Policia Kamëz) apo të blerjes së votës si në ankand me 50, 60, apo 200 mijë lekë. Rrjeta e merimangës kriminale është e qartë por prokuroria perveçse nuk interesohet më per ligj nuk ka as turp, në mënyrë banale bën mbrojtjen e qeverisë duke u kujdesur të reagojë për të hetuar gazetën gjermane Bild, qe zbuloi krimin dhe jo ata qe e kane kryer krimin! Provokimi me shoqërimin e Bashës dhe deklarata e prokurorisë që nuk shqetesohet per krimin por për zbuluesit dhe krimit tregon që ky institucion nuk i sherben as ligjit dhe as interesit publik! Pyetja që bën çdo qytetar është; A do shoqërojë prokuroria me OPGj ndonjë nga këta ministra, deputetë, drejtorë që kanë bërë kërdinë duke vjedhur shqiptarët që paratë ti përdorin për të vjedhur zgjedhjet?! Apo do bëjnë lajme se si përdoren si seksion i Rilindjes?! Po akt ekspertimi ka Rama për zërat në përgjim?! Po prokurori dhe polici ka që ti përdorë për të kërcënuar me gjyq gazetarin gjerman?! Krahasimet i bën kushdo; si sillen si pula kur kapen me presh në duar rilindasit dhe “Luanë” për të bëre lajm për kryetarin e Opozitës. Tani kuptohet qartë shqetësimi për kërcënimin dhe shoqërimin e Bashës e cila duket si pika që e derdh kupën e mbushur!”-shkruan ai.