Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për shantazh për qëllime politike.
Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm, demokratët i referohen një takimi të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës.
Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se z.Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.