Një 18 vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës.
Ai quhet Matias Rizallari dhe familjarët e tij dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë. Një nga dyshimet e para të policisë është se i riu mund të ketë humbur jetën teksa ka tentuar të lahej në lumin Vjosë.
Kërkimet janë përqendruar ne rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por pa rezultat.